Lamtumirë, Champions!

“Kundër Atalantas nuk e meritonim fitoren, ka qenë një paraqitje e dobët”, kishte komentuar mesfushori sllovak. “Jemi të dëshpëruar. Nuk do të luajmë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.
Kjo ka zgjuar reagim të ashpër nga tifozët e Napolit, të cilët e adhurojmë Hamsikun dhe e konsiderojnë si njërin prej futbollistëve kryesor të ekipit së bashku me dyshen sulmuese Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi. Ata madje e kanë akuzuar Hamsikun se me komentet e tij dhe pesimizmin rreth pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve ka dhënë dëshmi se dëshiron të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
“Duket se dëshiron të largohet. Por, nuk duhet dorëzuar. Nëse e bën ai e pas tij edhe katër-pesë futbollistë të tjerë, Napoli do të marrë fund”, të tilla ishin komentet e shumë prej tifozëve në forumet e tyre në internet.
Pas 32 xhirosh në Serie A, Napoli gjendet në pozitën e gjashtë me 48 pikë, gjashtë më pak se Lazio që gjendet e treta, vendin e fundit që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.