E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, ne gjyq zyrtaret e AKKP-se

Tirane- Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet per pese ish-zyrtaret dhe nje biznesmen, te cilet tentuan te vidhin dhe te tjetersonin nje prone rreth 480 metra katrore toke. Njesia e Task-Forces i ka dhene fund dhe ka mbyllur hetimet disa mujore, duke derguar por gjykim, dosjen penale ne ngarkim te gjashte te pandehurve. Ata jane; ish-kreu i Agjencise se Kthimit te Kompensimit te Pronave, Tunxh Vatnikaj, Fatos Gjuzi, me detyre ish-kreu i Hipotekes se Kavajes, Ali Aliaj punonjes i Agjencise Kombetare te Kthimit te Pronave, Petrit Kulloli punonjes ne te njejten zyre, avokati Gjergj Hyso, Alban Xhillari, biznesmen. Nga hetimet disa mujore te kryera nga ana e organit te akuzes, te pandehurit akuzohen per falsifikim, me kerkesen e kthimit te prones te hartuar ne emer te ish-pronareve Nexhmi e Jonuz Shijaku. Po ashtu sipas akuzes, te pandehurit kane falsifikuar edhe dokumente te vjetra te pronesise dhe plan-vendosjen e siperfaqes se tokes. Gjithe permbajtja e dosjes mesohet se ka qene e falsifikuar, ndersa mbi kete dokumentacion, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave(AKKP), kishte miratuar proceduren dhe me pas kishte vendosur kthimin e prones. Nga ana tjeter, Hipoteka e ka regjistruar ate, ndersa topografet kane bere verifikim te rreme ne terren, duke zhvendosur token ne dokumente, nga Mali i Robit tek Gjiri i Gjeneralit. Nga verifikimi i dokumenteve te bera nga prokuroria, eshte faktuar se ne emer te ish-pronareve te familjes Shijaku, eshte aplikuar duke falsifikuar firmat e anetareve te familjes. Te pandehurit akuzohen nga prokuroria per veprat penale te "shperdorimit te detyres", "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike" dhe "falsifikim te dokumenteve zyrtare me qellim tjetersimin e prones ne bashkepunim". Ne ditet ne vazhdim, pritet qe te hidhet ne shortin elektronik, per t'iu caktuar nje gjykatesi, qe do te gjykoje ceshtjen ne themel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›