Kartat dixhilate, lirohen pese te pandehurit e fundit
Tirane- Gjykata e Apelit ka liruar dje, pese te arrestuarit per mashtrimet me kartat dixhitale. Dy jave me pare Gjykata e Shkalles se Pare, kishte caktuar ndaj tyre masen e sigurise "arrest me burg", ndersa dje kjo mase eshte lehtesuar ne ate te "arrestit shtepiak". Pese te pandehurit jane; Saimir Kuniqi 55 vjec, Sokol Shalca 48 vjec, Spiro Zguri 48 vjec, Dhimitraq Papa 55 vjec dhe Marin Palushi 36 vjec. Gjate revokimit te mases se sigurise, avokatet mbrojtes kane pretenduar se prokuroria nuk ka pasur prova, per te vertetuar akuzen e ngritur per mashtrim. Nga ana tjeter, mbrojtesit kane pretenduar para gjykates se nuk kemi veper penale, pasi ligji per piraterine ka hyre ne fuqi me 31 dhjetor te vitit 2008, kur hetimet kane nisur ne tetor te vitit 2008, duke theksuar se ne kete rast, nuk kemi veper penale. Per kete fakt, ata i kerkuan gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e vendosur nga Shkalla e Pare. Sipas prokurorise, te pandehurit kane kryer zhbllokimin e kodeve te platformave te kanaleve televizive, te cilat me pas i kane shitur kundrejt shumave 200-350 euro. Hetimet ndaj 16 te pandehurve, kane nisur ne tetor te vitit te kaluar pas nje denoncimi te bere nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te shqetesuar nga zhbllokimin e kodeve te platformave te kanaleve televizive, ata kane bere denoncimin tek autoritetet shqiptare. Me pas, ne Policine e Tiranes jane marre kallezime se ne disa pika te ndryshme ne Tirane, tregtohen aparate dixhitale te riprogramuara dhe te klonuara.
Klonimi
Sipas prokurorise, te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrit kane klonuar dhe me pas iu kane shitur qytetareve, karta te platformes "DigitAlb", paketes "Super-Sport", platformes "Tring", "Sky" dhe "Nova", qe transmetojne programe me pagese, artistike dhe sportive. Ndalimi i 16 te pandehurve, u be i mundur ne saje te operacionit te koduar "Modem".