E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lamtumirë Papa Françesku, Shqipëria në ditë zie

Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare n në nder të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, i cili utë përcoll sot (26 prill) për në banesën e fundit.

Në shenjë dhimbjeje, respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Papa Françesku, i njohur për përulësinë dhe përkushtimin e tij ndaj të varfërve e të margjinalizuarve, kishte kërkuar një varrim të thjeshtë, larg praktikave tradicionale. Ai do të jetë Papa i parë pas më shumë se një shekulli që nuk do të prehet në kriptën e Vatikanit, por në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë, pranë ikonës së tij të preferuar të Madonës.

Ceremonia e varrimit u zhvillua sot në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku të pranishëm ishin më shumë se 250 mijë besimtarë.

Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u dhënë bekimin e tij besimtarëve.  Në ditët që pasuan, rreth 250,000 vajtues u mblodhën në Vatikan për t’i bërë nderimet e tyre të fundit, ndërsa trupi i Atit të Shenjtë  shtrihej brenda Bazilikës së Shën Pjetrit. Arkivoli i tij u vulos zyrtarisht të premten në mbrëmje në një rit liturgjik të udhëhequr nga Kardinali Camerlengo Kevin Farrell, kreu në detyrë i kishës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›