Shqipëria në Zi për Papa Françeskun – Rama: Një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Papa Françeskut, Shqipëria shpalli 26 prillin ditë zie kombëtare. Vdekja e Atit të Shenjtë, i cili njihej jo vetëm si një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm por edhe si një mik i afërt i shqiptarëve, ka ngjallur reagime të ndjera në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh të ndjerë për Papa Françeskun i cili thekson se Ati i Shenjtë ka qenë një mik i Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.
/rtsh.al/