Lamtumirë Zyhdi Morava
Morava ndërroi jetë pasditen e së premtes, pas një sëmundjeje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë ku ishte shkruar me urgjencë për shkak të komplikacioneve të shfaqura në ditët e fundit. Dje familjarë, miq, artistë dhe personalitete te fushave te ndryshme nderuan shkrimtarin e njohur.
Zyhdi Morava lindi në fshatin Gracë të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek, për motive politike. Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti në Spaç. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.
Gjithashtu, në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën “Sindikalisti”,”E vërteta” dhe “Republika”. Pas vitit 1991 ka botuar shumë libra, si në gjininë e poezisë, ashtu edhe të prozës. Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela “Hingëllimat e shiut”, ndërsa ndër romanet më të njohura janë: “E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime”, “E veçanta e një dashurie”, roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendtë” si romani më i mirë për vitin 2005.
Po atë vit Zyhdi Morava u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës, me titullin “Mjeshtër i Madh”.