Lulzim Zeqja: Filmat shqiptarë, më treguan rrugën drejt aktrimit
Është pa dyshim një nga emrat e rinj që kanë se çtë sjellin në kinematografi dhe teatër me interpretimet tyre. Aktori Lulzim Zeqja së fundi erdhi para publikut me rolin e Xhulios, në komedinë Më e vërtetë se e vërteta, e cila para disa ditësh u ngjit në
skenën e Teatrit të Metropolit. Aktori pohon se me këtë rol ai ka provuar diçka të veçantë, pasi dhe vetë pjesa ishte e tillë. Aktori ka mbaruar Akademinë e Arteve në 2001, me shfaqjen Ëndrra e një nate vere ai hyn në kategorinë e aktorëve profesionistë. Në 2005-ën interpreton në filmin Lorizzonte degli eventi me të cilin ishte edhe pjesëmarrës në Festivalin e Kanës në seksionin e javës së kritikës. Para disa kohësh ai u ngjit sërish në skenën teatrore të Metropolit, i përzgjedhur për rolin kryesor në pjesën e Playboy i trojeve tona të dramaturgut irlandez John Millington Synge. Pjesëmarrës aktivë në filmat e fundit të xhiruar nga regjisorët shqiptare, Nata pa hënë e Artan Minarollit, apo Letra e re e Edmond Budinës. Lindje-perëndim-lindje me regji të Gjergj Xhuvanit dhe tek seriali Komuna e Parisit, janë rolet e tij më të fundit sa i takon kinemasë.
-Vini në skenë me komedinë Më e vërtetë se e vërteta, çfarë mendoni për veprën dhe cila është e veçanta dhe bukura e personazhit të Xhulios?
Nuk dua të flas vetëm për rolin, por dua të flas për të gjithë pjesën që në momentin kur unë e lexova mua më bëri si natyrë që të ndaloj, pasi që të gjithë jemi drejt një materializmi dhe të gjithë ne kërkojmë punë, pra kjo pjesë të bën që ti të ndalosh dhe të ngre në kokë disa pikëpyetje, të cilat janë shumë domethënëse për njeriun. Kjo vepër të bën të kërkosh brenda vetes tënde dhe tek ata që ke përreth. Pra nuk ka të veçantë roli, por shfaqja që ne po japim. Shfaqja ka tre personazhe, por e veçanta në të tërën e saj është vetë vepra teatrore. Ardhja e robotit dhe dhënia e mesazhit është shumë. Xhulio vjen në vijim të roleve të mi dhe jam ndjerë mirë me të.
-Teatri i Metropolit, një teatër që ka mbledhur shumë talente të rinj. Ju çfarë mendoni për këtë teatër, si e shikoni sot atë?
Teatri i Metropolit është një teatër i krijuar dy vite më parë dhe për mua është një gjë shumë e mirë që Tirana të ketë edhe salla të tjera teatrore dhe është një mundësi më shumë për ne si aktorë të rinj, por është dhe mundësi për ata aktorë që sapo kanë dalë nga shkolla. Është një hapësirë e re dhe janë mendime të reja, dhe unë këtë institucion e shoh si diçka pozitive sa i takon teatrit.
-Po për repertorin që ky institucion sjell tek publiku, çfarë mendoni?
Unë mendoj se ky teatër nuk ka një repertor të vetin, por është një teatër që po sjell dhe përpiqet të krijojë një formim dhe një dinjitet të tij. Ky institucion është krijuar prej dy vitesh tashmë dhe është një tetarë të ri, ku ka shumë shfaqje të cilat prodhohen këtu, por ato janë edhe të regjisorëve të rinj, që kanë bërë shfaqje në këtë skenë teatrore.
-E ndërkohë si e shikoni bashkëpunimin me të aktorët e tjerë që marrin pjesë në këtë shfaqje?
Në këtë shfaqje ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe Neritan Liçaj është një aktor shumë i mirë. Një aktor i TK dhe ai është dhe i afirmuar ndërsa Luli Bitrin unë kisha parë në skenë vetëm në dy shfaqje dhe me Rozin unë njihem që në nga akademia. Kemi qenë dhe në një workshop dhe dua të them se treshja e kolegëve ka qenë shumë simpatike dhe unë jam shumë i entuziazmuar dhe ndihem shumë mirë që po punoj me ata.
-Keni interpretuar dhe në disa filma, si e shikoni veten në këto prodhime kinematografike?
Këtë mund ta thotë më mirë publiku, unë kam bërë disa role dhe për mua është një eksperiencë. Unë jam në një rrugë në të cilën unë po kërkoj të kuptoj më shumë, por që është një eksperiencë për mua pasi dhe filmi është punë. Unë jam aktor dhe kam emocione si në teatër ashtu dhe në filma. Në këto dy zhanre unë mundohem që të jap më të mirën time dhe nuk është se i kaloj lehtë, por jam gjithmonë me atë ndjesinë se si do të jem në rol, çfarë do të sjell para spektatorit, si do ta interpretoj personazhin etj.
-Një tjetër film, ku ju keni interpretuar së fundi është dhe Lindje-perëndim-lindje, ku ju ishit përkrah dhe aktorëve të njohur të kinemasë?
Edhe tek ai film ka qenë një eksperiencë e bukur dhe më vjen mirë që isha pjesë e atij filmi. Në fakt është hera e dytë që unë loz me aktorin Ndriçm Xhepa dhe në film ishte hera e parë dhe kisha vetëm një batutë me të në filmin Lindje-Perëndim-Lindje, por unë kam punuar me këtë aktor dhe në shfaqjen teatrore Korbi i bardhë, por dhe tek Hotel Ballkan e autorit Bashkim Hoxhës. Në momentin që ti je në kenë ose në shesh xhirimi me aktorin Ndriçim Xhepa, duhet të jesh shumë i kujdesshëm për atë që ai bën, pasi ai ka një eksperiencë shumë të madhe dhe për mua ai është një nga aktorët tanë më të mirë dhe them se është një kënaqësi për çdo aktor në moshën time që të jetë në skenë dhe në shesh xhirimi me të.
-Vini sërish në skenën e Metropolit, por më para ju keni bashkëpunuar dhe me Kiço London në një prej veprave të suksesshme të kësaj skene. Si ka qenë për ju bashkëpunimi me regjisorin Londo?
Bashkëpunimi me Kiço London është një bashkëpunim shumë i frytshëm, pasi unë dhe nuk e njihja atë. E njihja shumë pak dhe për mua ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe ai solli një shfaqje, një vepër shumë e arrirë, e cila hyn tek ato vepra që janë të mira dhe me një dialog të pasur dhe pak të veçantë në stilin e të shkruarit.
-Sa të vështirë e kishit të realizonit Playboyn?
E kisha shumë të vështirë dhe dua të them se ndoshta unë nuk isha tamam për atë rol, por falë punës dhe të regjisorit them se u realizua Playboy.
-E ndërkohë që ajo vepër për herë të parë u realizua në një sallë ndryshe nga ato që luhet teatër në vendin tonë. Sa të vështirë e patët ju si aktor të interpretoni kaq pranë spektatorit?
Kiço e solli shumë natyrshëm atë shfaqjen në sallën Bodrum. Ne para se të dalim premierë e bëmë me spektatorë realë dhe kjo shfaqje kishte specifikën e saj, por jo ndonjë vështirësi të jashtëzakonshme.
-Si erdhi roli juaj në serialin televiziv Komuna e Parisit?
Altin Basha ka qenë pedagogu im për katër vite dhe më ka dhënë mjeshtëri aktori dhe kam punuar me të kur ai kishe kompaninë teatrore Oaz, dhe shfaqjen e fundit unë kam Pallatin e Ëndrrave që vuri në Prishtinë në vitin 2002. Ai më mori në telefon dhe më thotë për serialin. Unë i them se jam i lirë, ai më dha tekstin dhe unë u bëra pjesë e serialit Komuna e Parisit
-Si nisi rruga juaj drejt aktrimit?
Që në moshë të vogël unë kam pasur shuam qejf filmat shqiptarë që të gjithë pa përjashtim, por ndiqja dhe teatrin në ekran. Kanë qenë shumë filma dhe nuk di të veçoj.
-Ju kanë pëlqyer filma, por cili ka qenë aktori juaj i preferuar në atë kohë?
Kanë qenë shumë aktorë dhe ka qenë një brez aktorësh, që për mua janë yjet e këtij kombi, të cilët më shtynë mua që unë të konkurroja për aktrim.
-Si e kujtoni rolin tuaj të parë në skenën teatrore?
Roli im i parë ka qenë një qytetar, tek vepra Rinoceronti. Personazhi mbahej të shkallët dhe ai bënte sikur rrëzohej. Atë nuk mund ta quaj tamam rol, por ai ishte episodik por që unë e mora me shumë qejf dhe e realizova si rol. Kisha shumë emocione në atë kohë, por doli bukur roli.
-Çfarë ju shoqëron në skenë kur ju interpretoni?
Kam shumë emocione në çdo rol, sido që të jetë ai.
-Si i kujtoni vitet tuaja në Akademinë e Arteve ?
Për mua ato janë vitet e mia më të bukura dhe Akademia më rriti. Unë nuk isha një djalë që kisha një backgraund artistik dhe nuk lexoja shumë, isha një gjimnazist normal, një nxënës mesatar dhe Akademia më ka hapur mendjen dhe më ka bërë të jetoj, të kem pasione, por ato janë vitet më të bukura të miat. Unë kam pasur dy pedagogë, për të cilët kam një respekt të veçantë Mario Ashiku dhe Altin Basha, të cilët i falënderoj për ata që ata