Sarandë, nis Festivali i Orkestrave Frymore
Koncertet e natës së parë i ka çelur e vetmja trupë profesioniste në vendin tonë, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Halim Teqja, kjo trupë performoi një koncert interesant, i cili u prit ngrohtë nga spektatorët që kishin zënë vend në sallën e hapur verore, të improvizuar në shëtitore, por edhe nga qytetarë e pushues të shumtë, që ndalën hapat për të ndjekur koncertin tërheqës të orkestrës frymore të Forcave të Armatosura.
Krahas pjesëve “Wine, blu wine”, “Virgjëresha Makarena”, “Boosa Nova”, “Gladiatore”, “Karnavalet e Vene-cias”, “Tiko-Tiko” etj., kjo orkestër përcolli tek spektatori kolonat zanore të disa prej filmave më të njohur. Një prej tyre ka qenë muzika e filmit “San Trope”, e përshtatur për bandë muzikore. Duke e prezantuar, dirigjenti Halim Teqja tha se “ajo i kushtohet kryeqytetit turistik të Francës dhe vjen në vendin e në kohën e duhur, pasi edhe Saranda është një ‘San Trope’ për Shqipërinë”.