E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e rinj të librave në treg

Romani “Streha” i autorit kanadez Paul Young do te cele vitrinen e librit per kete jave. Kete roman Young e ka shkruar si dhurate per femijet e tij. Kjo veper arriti shume shpejt ne vendin e pare te klasifikimeve bestseller te New Yourk Times sepse pikepyetjet qe shtrohen ketu, jane ato kryqezime te cilat i dalin ne jete cdo qenieje njerezore. Nën ritme të gjalla "Streha" të trondit, të magjeps dhe të mëson se dhimbja shpeshherë është rruga e vështirë për të njohur vetveten.

Shkrimtari francez Gilbert Sinoue sjell librin “Faraoni i fundit” nje liber kushtuar Mehmet Aliut me origjine shqiptare, i mbiquajtur “Napoleoni musliman”.

Nje tjeter botim tejet interesant eshte “Borxhiat” romani i shkrimatrit Alexandre Dumas i cili vjen edhe per lexuesin shqiptar.

Ndersa nga autoret shqiptare, do te veconim Ildir Azizin i cili sapo ka hedhur ne treg romanin “Terxhuman”, i katërti i një serie romanesh në të cilat autori e ka marrë nxitjen nga realiteti shqiptar në tranzicion.

Autorja Rezarta Reso sjell per lexuesin “Kur nje burre dashuron”, tregime dhe novela. Mimoza Erebara sjell gjithastu botimin me tregime “Dry me qera”

“Dardanet presin Dodonen” publictika e autorit Azgan Haklaj eshte dhe titulli i fundit i cili mbyll vitrinen e librit. Kosova ëndrra e shekullit, çameria krahu i ndarë, liria dhe vota e burgosur, Kosova të bashkohet me Shqipërine e shumë të tjera, janë pjesë të këtij libri në të cilin trajtohet çështja kombëtare ku në vëmendje është Kosova.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›