Obama vizitoi Luizianën e goditur nga uragani
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka lavdëruar koordinimin e ndihmës nga shteti dhe autoritetet federale, gjatë vizitës në Luizianën e goditur nga uragani.
Duke folur lidhur me “shkatërrimin e madh”, Obama i lavdëroi ata që shpëtuan jetë.
Kjo vizitë u bë pasi në Luizianë qëndroi edhe kandidati republikan për president, Mitt Romney.
Nga stuhia dhe uragani Isaac kanë humbur jetën shtatë persona. Afro 100 mijë njerëz në Luiziana nuk kanë rrymë. Mungesë të energjisë elektrike ka edhe në Misisipi dhe Arkanzas.