Lamtumire gjyqtarit ne Vlore zhvillohen homazhet
Janë zhvilluar në ambjentet e teatrit të Vlorës "Petro Marko" homazhet ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi që humbi jetën një ditë më parë ne një atentat me eksploziv. Qindra qytetarë të Vlorës, miq, kolegë e të afërm kanë qenë të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit gjyqtarit 33-vjecar babi i 2 fëmijëve të mitur.
• Vlorë, vritet gjyqtari. Tritol me telekomandë makinës
Ne kete ceremoni ishin edhe Kryeprokurorja Ina Rama, nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu dhe shume politikanë dhe deputetë të majtë e të djathtë. Nënkryetari i KLD Spahiu e cilësoi atentatin ndaj gjyqtarit 33-vjecar një krim mafioz, ndërsa kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika e konsideroi vrasjen një goditje të rëndë jo vetëm për familjen por edhe për qytetin e Vlorës dhe drejtësinë shqiptare.
Festim Llanaj