Virozat dhe helmimet Kukes 90 raste ne urgjence cdo dite
Helmimet nga ushqimi dhe virozat kanë bërë që vetëm Brenda një dite në urgjencën e spitalit rajonal të Kuksit të mbërrijnë 80-90 pacientë në ditë , kryesisht fëmijë dhe të moshuar. Ulja e menjëhershme e temperaturave pas një kohe të gjatë me temperature të larta është edhe një tjetër shkak për këtë fluks të sëmurësh në spitalin e Kukësit.
"Nuk ka situatë gripale, është ndryshimi i temperaturave që con në shfaqen e rrufës stinore të vjeshtës. Ka qenë më tepër gjatë kësaj periudhe shtimi i rasteve me helmime ushqimore dhe nga vapa e madhe, përdorimi i frutave zarzavateve të dobësuara, ka cuar në shtimin e rasteve me helmime ushqimore", tha Mark Nufi,mjek infeksionist.
Edhe pse personeli mjeksor nuk jep shenja alarmi për ndonjë epidemic të mundëshme përsëri këshillojnë kryerjne e analizave të imtësishme për cdo rast të paraqitur për të bërë të mundur zbulimin dhe mjekimin e infeksioneve të mundëshme.
Flutura Tota