E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore vritet gjyqtari. Tritol me telekomande makines

Një shpërthim tritoli i telekomanduar i ka marrë jetën gjyqtarit të gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi 33- vjec. Ka qenë ora 9.30 e mëngjesit të sotëm kur Konomi po udhëtonte me automjetin e tij tip Benz në rrugën kryesore të qytetit drejt Skelës kur është aktivizuar lënda shpërthyese që i ka shkatuar plagë të rënda gjyqtarit 33- vjecar. Automjeti i tij është përfshirë nga flakët, ndersa Konomin e kane nxjerre ende te gjalle edhe pse me plage te shumta.  (UPDATE)

• Mungon urgjenca. Asnjë ndihmë mjekësore gjyqtarit
• Reagojnë autoritetet. Prokurorë të Krimeve të Rënda drejt Vlorës
• Institucionet në alarm. Topi thërret Ina Ramën e Bahri Shaqiri

Ai është transportuar me automjetin e policisë drejt spitalit të qytetit, por pa mundur t’i shpëtojë plagëve të rënda të marra nga shpërthimi i tritolit që tronditi gjithë qytetin e Vlorës.

Por kush ishte gjyqtar Skerdilajd Konomi?
-Në vitin 2004 ai u diplomua ne shkollen e magjistratures, per te nisur me pas, karrieren ne sistemin e drejtesise, fillimisht ne gjykaten e Fierit. Ndersa ne qytetin e tij te lindjes ai u rikthye si magjistrat i çeshtjeve civile ne vitin 2006. Konomi la pas gruan dhe dy femije te mitur, njeri 4 dhe tjetri vetem pak muajsh.

Atentatet ndaj gjyqtareve nuk kane reshtur. Por qe prej vitit ‘90 ky eshte rasti i pare i masakrimit me vdekje te nje njeriu te drejtesise. Gjyqtare e avokate nder vite jane sulmuar me shperthime tritoli ne banese, automjete apo jane qelluar me arme edhe ne sallen e gjyqit, por kane mundur te mbijetojne. Nje nder rastet me flagrante ishte ai i dy viteve me pare kur anetari i gjykates se larte Adrian Nuni u qellua 6 here me pistolete nga nje person ende i paidentifikuar.
Kleanthi Koci eshte nje tjeter emer i sistemit te drejtesise qe humbi jeten nga nje atentat mafioz fare prane shtepise. Edhe vrasesi i tij nuk u zbulua kurre.

Ndersa ne qytetin e Vlores shperthimet e telekomanduara duket se jane shnderruar ne mode. Në fund të muajit prill nje atentat i ngjashem ne po te njejten zone i mori jetën nje personi dhe plagosi tre të tjerë.

Festim Llanaj
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 10 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›