E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumirë klandestinëve, një në pranga dy në kërkim

 

Policia e Sarandës ka shkatërruar një grup që çonte klandestinë për 700 euro në Greqi

SARANDË- Sektori i luftës kundër krimit të organizuar në komisariatin e Sarandës kurorëzoi me suksesoperacionin e koduar “Lamtumirë “ . Objektiv i këtij operacioni policor ishte një rrjet i organizuar qëushtronin veprimtari të paligjshme, duke transportuar klandestinë në kufirin jugor, në rajonin e Konispolit dhe Qafë Botës,kundrejt shpërblimit. Në rrjetën e operacionit të koduar “Lamtumirë” ka rënë shtetasi Drini Valca, lindur në Rrëshen dhe banues në fshatin Shendëlli të komunës së Mursisë dhe kanë shpëtuar dy bashkëpunëtorët e tij, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve. Së bashku me të ndaluarin janë shoqëruar edhe 3 shtetasit fierakë që transportoheshin drejt kufirit, kundrejt një shpërblimi prej 700 eurosh për person . Tentativa e dështuar ka shërbyer që Drini Valcatë provojë për herë të dytëqelitë e burgimit. Ndaj tij, policia gjyqësore ka ngritur akuzën e “favorizimit për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit “ e parashikuar nga kodi penal në nenin298/2. Operacioni “Lamtumirë” u finalizua në afërsi të fshatit Shkallë. Transporti i klandestinëve mundësohej nga makina “Wolsvagen” me targa SR 1884 B, makinë kjo që u sekuestrua. Ndaj dy personave të tjerë, pjesëmarrës në të njëjtën vepër penale, vazhdon puna operative për të bërë të mundur ndalimin e tyre për t’i përballur në sallën e gjyqit, për veprën e konsumuar më datën 28 shtator 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›