E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lamtumire kryekomisar! Vepra jote s'do te vdese kurre" Klodiana Kotorri



Mes loteve te familjareve dhe ne nderim te personaliteteve te larta te vendit, kryekomisari Adem Tahiraj u percoll per ne banesen e fundit. Per te nderuar shefin e komisariatit te Shijakut te ekzekutuar pasditen e se enjtes ne krye te detyres, u zhvilluan homazhe per rreth 1 ore e gjysme. Rreth ores 14:30 te dites se djeshme, arkivoli me trupin e pajete te kryekomisariat Adem Tahiraj u vendos ne sallen e Shtepise Qendrore te Ushtrise ne Tirane. "Lamtumire kryekomisar! Vepra jote nuk do te vdese kurre", - ishin fjale qe koleget e Adem Tahirajt thane mbi arkivolin ku shtrihej trupi i tij. Nen muziken funeber, kolege, miq dhe personalitete te rendesishme te vendit perkulen koken mbi arkivolin e kryekomisarit, ndersa shtrenguan duart dhe ngushelluan familjaret e tij. Qindra njerez kane marre pjese ne homazhet e zhvilluara per nder te shefit te komisariatit te Shijakut, i cili u shpall Deshmor i Kombit nga Komisioni Shteteror per Deshmoret. "Ishte nje polic i nderuar, profesionit dhe i respektueshem. Ngjarja na ka tronditur te gjitheve", - shprehet nje koleg i Tahirajt. Ne oborrin e Shtepise Qendrore te Ushtrise parakalonin qindra njerez, te cilet hynin ne sallen ku ndodhej arkivoli me trupin e pajete te kryekomisarit. Pas homazheve dhe ngushellimit te familjareve te 49-vjecarit, kolege, miq dhe qytetare largoheshin me lot ne sy. Ashtu sic ishte parashikuar nga organizuesit e ceremonise mortore te "Deshmorit te Kombit" ne oren 16:00 arkivoli me trupin e pajete te kryekomisarit u nis drejt varrezave te Deshmoreve te Kombit. Koleget e Adem Tahirajt mbajten fjalen e lamtumires. "Kjo eshte dita e lamtumires per mikun tone, jane momentet e nje dhimbje te thelle, pasi nje dite me pare dora e krimit keputi ne mes jeten e komisar Ademit. Me humbjen e tij, policia humbi nje punonjes te afte me vlera te larta, koleget nje mik te mire. Gjate karrieres se tij 26-vjecare, ai nuk u tremb asnjehere, madje dha dhe jeten ne perballje me krimin", - u shpreh nje nga koleget ne fjalen e lamtumires. Pas fjalimit te tij u mbajten edhe 2 minuta heshtje ne nderim te figures se tij. "Kujtimi yt do jete gjithmone i pranishem ne zemrat tona", - u theksua ne ceremoni. Djali i kryekomisarit mbante te perqafuar nenen e tij, ndersa familjaret e tjere te kryekomisarit vajtonin per humbjen e tij. Pas dhenies se lamtumires, koleget vijuan me vizita tek familjaret e punonjesit te policise se rene ne krye te detyres kryekomisar Adem Tahiraj.

Politikanet perkulen mbi trupin e kryekomisarit: Autoret para ligjit

Sali Berisha: Kryekomisari Adem Tahiraj ra ne krye te detyres ne perpjekje per te garantuar rendin dhe qetesine ne Bashkine e Shijakut. Adem Tahiri ka qene nje oficer, nje kryekomisar shembullor, trim i vendosur dhe me sakrificen e tij sublime u faktoi kolegeve te tij dhe mbare shqiptareve se cili ishte kuptimi i larte i detyres per te. Kjo eshte nje humbje e madhe per familjen, dhe me kete rast i shpreh ngushellimet me te sinqerta, ngushelloj forcat rendit, efektivat e policise, per humbjen e kolegut te tyre, por i siguroj ato per mbeshtetjen me te plote te qeverise. I garantoj se me forcen e ligjit do te ndeshkojme krimin dhe kriminelet aty ku ndodhen ne menyren me te vendosur.

Bujar Nishani: Shpreh bindjen e thelle se pavaresisht egersise dhe pabesise qe mund te shfaqin krimi dhe kriminelet, nuk do te munden ta thyejne forcen e shtetit dhe ligjit, nuk do te munden ta perkulin kurajen dhe trimerine e punonjesve te Policise se Shtetit, nuk do te munden t`i shpetojne ndeshkimit te drejtesise.

Jozefina Topalli: Nje akt jashtezakonisht i rende, tmerresisht i dhimbshem. Adem Tahiraj ishte nje djale trim, i ndershem, qe i bente nder policise se shtetit shqiptar. Drejtesia do te gjeje fajtoret dhe denimi do te jete jashtezakonisht i rende.

Edi Rama: Vrasja e Adem Tahirajt, alarm bucites per epersine qe ka marre krimi mbi shtetin dhe pasigurine e kudondodhur ne gjithe territorin e vendit. Adem Tahirajn e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata qe i quajme "zotni"! Ngushellimet me te ndjera per familjen e miqte ne Tropoje e kudo.

Flamur Noka: Renia ne detyre e Ademit eshte nje humbje e madhe per bashkeshorten, familjen dhe te afermit. Policia e Shtetit humbi nje kuader te cmuar dhe autoret do te vihen perpara drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›