E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-EURALIUS: Të shtyhet nisma e PS, votoni imunitetin Rozeta Rapushi

Misioni i Bashkimit Europian qe asiston drejtesine shqiptare, EURALIUS dhe OSBE propozuan dje me shume kohe per shqyrtimin e nismes se Partise Socialiste per ndryshimet kushtetuese dhe apeluan qe politika te miratoje kufizimin e imuniteteve. Thirrja u be dje ne mbledhjen e Keshillit te Legjislacionit dhe Komisionit te Ligjeve, ku ekspertet ishin thirrur te jepnin mendimin e tyre per paketen e opozites, me te cilen PS kushtezon dhenien e votave per kufizimin e imuniteteve. Te njohur me kete fakt, si EURALIUS edhe OSBE, theksuan faktin se ceshtja e kufizimit te imuniteteve, eshte nje ceshtje e vecante nga ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi. "Ceshtjet mund te shihen si pikenisje e rendesishme. Ato jane thelbesore per besimin e publikut tek sistemi i drejtesise dhe shteti. Procedurat per votimin e gjykatesve te Gjykates se Larte dhe Prokurorise jane te rendesishme. Ndryshimet e propozuara mund te konsiderohen si nje pikenisje. OSBE eshte gati te ofroje ekspertizen e saj ne te ardhmen gjate ketij diskutimi. Per kete arsye, keto ndryshime duhet te shihen te shkeputura, nga ceshtje te tjera te rendesishme, qe jane ne proces", - u shpreh shefja e departamentit te shtetit te se drejtes dhe te drejtave te njeriut ne OSBE, Fiorentina Azizi. Ne te njejten linje edhe perfaqesuesi i EURALIUS, Joaquin Urias duke komentuar nismen e PS-se per ndryshimet kushtetuese, theksoi faktin se duhet me shume kohe dhe se duhet te ndahen nga reforma te tjera si ajo per kufizimin e imuniteteve. "Diskutimi eshte nje hap i mire drejt reformes. Por ndryshime te tilla kerkojne kohe dhe ndoshta pjesemarrje me te madhe me grupe me te medha interesi, qofshin keto edhe qytetaret. Ne jemi te gatshem qe ne te ardhmen te japim ekspertizen teknike kur kerkohet ne kete proces te gjate. Dua te theksoj se sipas nesh, diskutimi per reformen kushtetuese te modelit te drejtesise, duhet te ndahet nga ceshtje te tjera qe jane lene pezull. Ne vecanti do te doja te theksoja reformen e sistemit te imunitetit per nepunesit shteterore, e cila eshte nje ceshtje e diskutuar per nje kohe te gjate me pjesemarrjen e aktoreve te ndryshem, perfshire edhe EURALIUS-in. Keshtu qe sipas nesh ceshtja e imunitetit eshte nje gje qe duhet te miratohet sa me shpejt qe te jete e mundur. Sic e kemi informuar parlamentin, ne nuk jemi te gatshem te ofrojme asistence teknike.", - beri te qarte Urias. Duke permendur pervojen europiane, eksperti u shpreh se mund te gjenden shume modele ne perputhje me standardet e Bashkimit Europian per kete reforme. Por theksoi faktin se nje vendim i tille i takon politikes. Nga ana tjeter, eksperti tha se nje nga qellimet kryesore te kesaj reforme duhet te jete garantimi i reformes gjyqesore dhe ulja e politizimit, sic thuhet ne raport progresin e KE-se. Por, sfida kryesore mbetet ne zbatim, sipas tij.

Vleresimi i OSBE

Perfaqesuesja e OSBE-se, Fiorentina Azizi, tha dje ne mbledhjen e Keshillit per Legjislacionin dhe Komisionit te Ligjeve se nje gjyqesor i pavarur dhe synimi i shtetit te se drejtes jane idealet me te larta. Sipas saj, edhe per demokracite me te zhvilluara, arritja e tyre perben nje sfide. Ndaj, per te, modelet e ndryshme per reformimin e sistemit gjyqesor mund te jene njesoj te vlefshme. "Ne kete kontekst, sado qe te flasim per pavaresine e madhe te gjyqesorit dhe konceptit te shtetit te se drejtes, nuk mund ta ekzagjerojme. Ato jane thelbesore per krijimin dhe garantimin e besimit te publikut tek sistemi i drejtesise dhe si rrjedhoje tek shteti", - u shpreh Azizi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›