E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lamtumirë, një i arrestuar, dy në kërkim

Transportonin klandestinë në kufirin jugor, por dje ishin “objektiv” i një operacioni të forcave të policisë, të koduar me emrin "Lamtumirë". Burimet zyrtare të bluve bënë të ditur se kanë vënë në pranga Drini Valcën, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak se hetimet vazhdojnë.

Policia ndaloi dje Valcën bashkë me tre shtetas fierakë, të cilët do të paguanin secili nga 700 euro për të kaluar kufirin e vendit fqinj. Tentative për të dhënë ndihmë përkundrejt shpërblimit e ka bërë Valcën që t’i rikthehet qelive për të dytën herë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza përkatës.

Transporti i klandestinëve mundësohej nga një automjet tip “Volksvagen” me targa SR 1884 B, i cili u sekuestrua . Ndërkaq vazhdojnë të jenë në kërkim dy bashkëpunëtorët e Valcës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›