Njeri me të përshtatshëm se ky nuk njeh historia e kombit
Duke lexuar për fëmijët e atij fshatit në Fier që mësojnë në klubin e fshatit mes rakisë e duhanit, mendova: S’ka gjë me të bukur se idetë e demokracisë nëpërmjet trurit dhe aftësive të Berishës. Berisha rikujton të kaluarën, jo në teori po në praktikë, hapjen e shkollave, për t’i dhënë dije brezit të kombit në ambiente të tilla, që nuk i ka shkuar mendja as monizmit.
Kjo ide është mjaft e bukur, se shfrytezon në 24 ore klubin e fshatit. Rendiment kapitalisto-demokratik me të spikatur nuk gjen në asnjë vend të botës.
Aty, nepermjet nderrimit të ekipeve ndërrohet edhe aroma shumë e deshirueshme për kërthinjtë e vegjël, që të kalisin mushkërite, për t’i rezistuar për shumë vjet. Besoj, se aty nuk ekziston ndonjë pastrues, mbasi në mëngjes filtrimin e tymrave të burrnisë së mbrëmjes e filtrojnë në mëngjes fëmijet e pangopur dhe të uritur për dije e me stomak.
Rrofsh e qofsh, o Sali. Njeri me të përshtatshem se ty nuk njeh historia e kombit. Po ti e njëh dhemb e dhemballe historine e popullit, ndaj i gersheton keto sebepe të hershme me të rejat qytetare demokratike. Kjo merite vjen për shkak të mënyrës si je rritur vetë.
Me kalimin e viteve do të kujtohesh si hero që e shkrive jeten për përhapjen e dijes ne fshat.