E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, cila është përgjigja për raportet e KLSH?

Nëse korrupsioni është ulur, pse një kontroll fare rutinëi KLSH-se konstaton shkelje të renda ne vetë tenderimet publike?

Shkeljet me të medha kishin qene ne drejtorine e përgjithshme të rrugeve, pikerisht për vepren me madhore me të cilen qeveria jone "krenohet". Si ka mundesi që është spekuluar kaq shume me tenderin e kesaj rruge? Apo ngaqe është një veper madhore, dhe propabiliteti për të vjedhur është me i madh, dhe mund të mbulohet me lehte?

Raportin e "Transparency International" qeveria ta lexojë si duhet dhe jo me notat euforike që karakterizojnë qëndrimin e saj, sidomos të kryeministrit. Raporti thote që Shqiperija ka ngjitur 20 shkalle me lart, por ama thekson se, korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shume serioz, dhe duhet bere ende shume pune.

Nuk mund të themi që nuk ka korrupsion kur tragjedia e Gerdecit ishte fryt i një korrupsioni të stermadh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›