Lamtumirë!

Në ceremoninë mortore që u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, merrnin pjesë personalitete të njohura, familjarë dhe shumë qytetarë të Vlorës.
Ceremonia ishte e rëndë për familjarët e të ndjerit, duke u shkaktuar edhe rënie të fikti. Gjyqtari u ekzekutua një ditë më parë rreth orës 09:20 minuta në makinën e tij, e cila shpërtheu nga një sasi lëndë plasëse, e identifikuar si dinamit. Menjëherë pas shpërthimit, trupi i plagëruar i 33-vjeçarit u nis në drejtim të spitalit, por ndërroi jetë pak momente më vonë, çka për mjekët nuk pati asnjë shans për ta rikthyer në jetë. Ai babai i dy fëmijëve, një djali 4-vjeçar dhe një vajze disamuajshe.
Bënë homazhe dhe vendosën kurora Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, deputetë, funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi etj.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, deklaroi për median se, “Vetëm 24 orë kanë kaluar nga vrasja e Konomit, por drejtësia shqiptare duhet të bëjë të pamundurën që të mos kalojnë 24 ditë, 24 muaj apo më shumë, deri në gjetjen e autorëve të krimit”.
“Shpresojmë që krimi të mos e sfidojë drejtësinë shqiptare”, shtoi më tej ai. Spahiu e cilësoi vrasjen e Konomit si një mesazh mafioz. “Ishte një mesazh mafioz, i cili drejtpërdrejtë u adresua në pushtetin gjyqësor dhe në sistemin e drejtësisë”, evidentoi ai.
Në ceremoni mori pjesë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili theksoi se vrasja ka tronditur të gjithë qytetin dhe i kërkoi shtetit të gjejë sa më shpejtë autorët. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha pas ceremonisë se ky ishte një krim i madh në drejtim të drejtësisë.
“Të ngresh dorë ndaj zyrtarëve është krimi më i madh, ky është moment reflektimi për të gjithë. Momente të tilla mbesin në memorien e një shteti të tërë, fatkeqësish edhe emri i Skerdilajdit do mbesë i tillë”,u shpreh Alibeaj. Ndërkohë, që prej ditës së djeshme, në Vlorë kanë shkuar ekspertët më të mirë të Prokurorisë , të cilët pritet të ndihmohen shumë shpejtë edhe nga ekspertë të huaj.
Banesën e të ndjerit e vizitoi mbrëmjen e shkuar edhe ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i cili theksoi se janë vënë në punë të gjitha organizmat për të zbardhur motivet e vrasjes. /S.Ll/Start/
2011-09-10 14:52