Vasili: Është ulur me 30 përqind ndotja në Tiranë

Nëse Tirana do të ishte më pak e ndotur, do të kishte 41% më pak sëmundje respiratore e kancerogjene ndërsa ulja e nivelit të ndotjes në të gjithë botën do të shpëtonte 13 milionë njerëz në vit nga vdekja.
Edhe pse OBSH në raportin e saj për Shqipërinë bënë të ditur se niveli i ndotjes është 3 herë më i lartë se normat e lejuara, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha puna e bërë nga bashkia ka ulur me 30% nivelin e grimcave të pluhurit shkaktar të sëmundjeve respiratore.
Për këtë vit, në ditën e mjedisit, sllogani i organizatës botërore të shëndetësisë është "Veprim". Për Shqipërinë ulje e nivelit të ndotjes kërkon mobilizimin e pushtetit vendor me atë qëndror. Në Tiranë ka dy sisteme të monitorimit të ndotjes dhe deri tani sëmundjet kancerogjene si dhe ato që prekin rrugët e frymarrjes i atribohen ndotjes së ambjentit.