Landfilli i Sharrës, Rama: Problem mbetjet urbane

Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka bërë sot një inspektim në landfilin e Sharrës. Rama në një pronocim për mediat është shprehur se landfilli i Sharrës është kthyer në një ambient të strukturuar sipas standandarteve europiane. Megjithatë sipas tij ajo që mbetet për t'u përmirësuar është refuktimi i efekteve të mbetjeve urbane në natyrë si edhe reduktimi i prodhimit të vetë mbetjeve.
Në lanfillin e Sharrës me një sipërfaqe prej 120 mijë metrash ku përpunohen 1000 tonë plehra në ditë janë të punësuar 23 punëtorë .