E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia shqiptare sipas "Valeurs Actuelles"

Revista prestigjoze franceze "Valeurs Actuelles" i ka kushtuar një vëmendje të madhe në numrin e saj të fundit vendit tonë. Aty përshkruhet rritja ekonomike që ka patur vendi ynë në vitin që sapo lamë pas si dhe deklaratat e kryeministrit Berisha dhe Ministrit të financave Ridvan Bode. Sipas revistës "Valeurs Actuelles" Shqipëria është i vetmi vend që ka pasur rritje ekonomike kur e gjithë bota ndodhej në një krizë të thellë ekonomike. Në shkrim vlerësohen arritjet e kryeministrit si dhe lehtësirat e krijuara për hapjen e një biznesi. Shkrimi vazhdon se fuqia punëtore e re dhe aktive lejon konkretizimin e të gjithe projekteve. "Paralelisht ne po modernizojmë infrastrukturën tonë të transportit. Për tre vjet rrjeti ynë rrugor do të rinovohet plotësisht", pohon Z. Sali Berisha, kryeministër qe prej vitit 2005. Objektivi final i politikës së tij të zhvillimit të përshpejtuar, është aderimi në Bashkimin Evropian, me të cilin vendi ka nënshkruar tashmë një marrëveshje stabilizim asocimi. Në 16 dhjetor të vitit të shkuar Komisioni Evropian ka dërguar në Tiranë një pyetësor voluminoz për të vlerësuar kapacitetet e saj për t'iu bashkuar 27 vendeve. Shkrimi vazhdon më tej me përshkrimin e sitemit tonë bankar dhe me mundësitë e shumta që natyra shqiptare ofron për turizëm duke patur një ndërthyrje të mrekullueshme të malit me detin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›