Rama mbledh ne Peze deputetet e Qarkut te Tiranes, darkuan sebashku
Kryetari i PS, Edi Rama, mblodhi mbremjen e dy diteve me pare deputetet e Qarkut te Tiranes. Lajmi behet i ditur nga burime brenda takimet, te cilet sqarojne se deputetet socialiste, ishin sebashku ne nje darke me kryesocialistin. Ne nje lokal ne periferi te kryeqytetit, zyrtaret e larte socialiste kane bashkebiseduar se bashku mbi situaten aktuale politike dhe rrugen qe do te ndjeke selia roze per te arritur plotesimin e kerkesave te saj. Mesohet se brenda takimit, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka shprehur vendosmerine e tij per te mos u terhequr nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Biseda me tematike te lire midis zyrtareve socialiste ka zgjatur perreth disa ore. Nga ana tjeter, burime brenda takimit bejne te ditur se eshte lene fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit, per rifillimin e protestave ne te gjithe Shqiperine. Prej dates 7 shtator, grupi Parlamentar Socialist ka bojkotuar parlamentin permes nje vendimi qe kushtezon hyrjen ne Kuvend me hapjen e kutive te zgjedhjeve te fundit parlamentare. Ndersa i afrohemi afatit te fundit Kushtetutes, i cili eshte kater marsi, Partia Socialiste ka shprehu vendosmerine e saj per t'i shkuar bojkotit deri ne plotesimin e kerkesave.