Landfilli i Tiranës në punë, bashkitë vijojnë të depozitojnë mbetjet

Në landfillin e Tiranës vijojnë të depozitojnë mbetjet Bashkia e Qarkut të Tiranës dhe Bashkia e Durrësit.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas vënies së sekuestros ndaj Incineratorit të Tiranës, ngarkoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për mbikëqyrjen e tij.
Aktualisht në landfill hyjnë e dalin kamionë që transportojnë mbetjet, por edhe që depozitojnë intertet nga sheshet e ndertimit. Tarifa e koncesionarit është 29 euro/ton.
Në vitin 2020, SPAK nisi të hetojë në kontratën lidhur më 31 gusht 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe “Integrated Energy B.V. SPV” për ndërtimin e Landfillit të Tiranës me vlerë mbi 128 milionë euro. Hetimet kanë vërtetuar se pronë e shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” janë de facto Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh/