Vetehelmohet 60-vjecarja, pas debatit me familjen
Lushnje - Nje 60 vjecare ka tentuar t'i jape fund jetes dy dite me pare. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Rremas te qytetit te Lushnjes kur Themie Shuli, pas nje debati me anetaret e familjes eshte mbyllur ne dhome dhe me pas ka pire dy kokrra fotosine. Pas disa minutave te afermit kane shkuar ne dhome dhe e kane gjetur 60 vjecaren ne gjendje te rende. Menjehere e kane derguar per ne spitalin e Lushnjes me nje automjet te rastit ku edhe i kane dhene ndihmen e menjehershme. Sipas familjareve e moshuara eshte duke iu nenshtruar nje terapie intensive. Burime nga bluzat e bardha bene te ditur dy dite me pare ase familjaret kishin deklaruar se 60-vjercarja pasi kishte debatuar ka tentuar t'i jape fund jetes duke pire disa kokrra fotoksine. Nderkohe qe mjeket pohojne se gjendja e 60-vjecares eshte teper e rende.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj