Dragoti: Prinderit i shohin femijet si prone
Femijet shqiptare ndihen shume larg me prinderit e tyre, pikerisht pasi jane rritur ne dy periudha te ndryshme. Kjo eshte edhe arsyeja qe, shpeshhere, te vegjlit behen me te ndjeshem dhe nuk arrihen qe te kuptohen nga te rriturit. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", psikologu i njohur, Edmond Dragoti, tregon per rastet e fundit te vetevrasjeve, perse ato ndodhin dhe pse femijet shqiptare jane me te prekur nga ky fenomen.
Z. Dragoti gjate ketyre diteve te fundit, por edhe me pare, kemi pasur raste te vetevrasjeve te femijeve, dhe kjo per shkak te konflikteve ne familje? Si shpjegohet ky fenomen?
Femijet jane shume te ndjeshem dhe kjo per shkak te moshes se tyre te re, qe nuk arrijne te analizojne situatat. Por, ne vendin tone numri i vetevrasjeve te te vegjelve, per shkak te konflikteve ne familje, ka ardhur ne rritje, nderkohe qe ne bote fenomene dhe raste te tilla jane shume te rralla.
Si shpjegohet kjo, pse Shqiperia ka nje numer me te madh te vetevrasjeve se vendet e tjera?
Prinderit dhe femijet jane shume larg njeri-tjetrit ne shume aspekte. Keshtu mund te permendim formimin moshor, pjekurine emocionale, ndryshimi i kulturave mes brezave etj. Prinderit sot nuk arrijne qe te kuptojne femijet e tyre dhe kjo, pasi jane rritur dhe vazhdojne te jetojne me kulturen e brezave te kaluar. Nje fenomen tjeter eshte se vazhdojne te shohin femijet e tyre si prone te veten, nderkohe qe keta te fundit rriten ne mjedise te tjera, shume te ndryshme nga ato te prinderve te tyre. Keshtu, femijet ndikohen nga moshataret e tyre, si dhe jane te ekspozuar me shume ndaj mjedisit te jashtem. Kurse te prinderit e tyre nuk ka ndodhur nje gje e tille dhe ata nuk arrijne qe t'i kuptojne. Nga ana tjeter, rrjeti i ndikimit shoqeror eshte teper i prekshem, i pa stabilizuar dhe i paqarte dhe si pasoje ben qe prinderit dhe femijet te jene viktime e nje realiteti, qe duhet kohe dhe mundesi per t'u pershtatur. Kjo nuk mund te ndodhe menjehere, ndaj hasen edhe probleme te tilla.
Rastet
Mosperputhja e mentaliteteve te ndryshme mes femijeve dhe prinderve, ben qe kriza mes dy brezave te thellohet dhe femijet te ndihen te zbuluar, te pambeshtetur nga prinderit e tyre dhe shpesh here te konfliktuar me njeri-tjetrin