Mirjeta-Mariel
Mirjeta ka kënduar gjatë spektaklit këngën e preferuar të të dashurit të saj, Marielit, dhe i ka bërë tifo deri në momentin e fundit të lojës atij, ndërsa në studio kanë qenë edhe prindërit e djaloshit nga Durrësi. E pyetur nga gazeta, Mirjeta pohon se edhe pse ishin afër, nëna e Marielit nuk ka dashur të takohet me Mirjetën, ndërsa me babanë e Marielit ajo është përshëndetur në Fun Club. Nuk dihet se si do të shkojë marrëdhënia e tyre, dhe sa ndikim do të ketë nëna e Marielit tek ky i fundit jashtë shtëpisë!