Sot i jepet lamtumira Baba Reshat Bardhit
Sot do të zhvillohen homazhe në nderim të Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje në zemër.
Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet në Pallatin e Kongreseve ku do të jenë të pranishëm politikan por gjithashtu edhe personalitete të besimeve të tjera.
Më pas në orën 13: 00 do të bëhet varrimi në mjediset e Kryegjyshatës Botërore sipas rregullave fetare.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme qytetarë si dhe besimtarë të fesë bektashiane kanë bërë homazhe në selinë e kryegjyshatës botërore në nder të kryegjyshit Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Me tufa me lule ata kanë bërë homazhe në trupin e pajetë të kryegjyshit i cili ndërroi jetë nga një sëmundje në zemër.