E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lapidarët ia ngremë vetes me punët tona; Berisha e ka në Gërdec

Për shkak të stadit ende të ulët të zhvillimit shoqëror në jemi të prirur t’i shohim këta legenat e politikës si skuadra të zemrës me të cilët jemi tifozë apriori. Atë tifozllëk që vendet e tjera e derdhin në sporte apo në arte, me skuadrat apo aktorët e preferuar, ne e derdhim tek këta parazitë të ngrehur, sepse nuk kemi më as sport e as aktorë me të cilët të identifikohemi dhe të bëjmë tifo.

Kështu mendoj sa herë shoh ndonjë që bëhet bishë, sepse dikush kritikon Kryeministrin apo Qeverinë. Doja t’u thosha: Boll, se na mërzitët! Çfarë doni ju? T’i ngremë me zor lapidar Berishës? E ngriti lapidarin e tij në Gërdec.

Shikoni pak deklarimet e pasurive të deputetëve dhe politikanëve. Ç’janë ato miliarda, nga u gjetën?

Dhe të mendosh që bëhet fjalë vetëm për ato që i deklarojnë vetë. Po ato të fshehurat që nuk ua di kush? Po vilat në Tirane, jashtë shtetit, në plazhe etj.

Si ta shpjegoj unë si qytetare, pse pikërisht tani që ka babanë Kryeministër, një grua në moshë të re si Argita, është aksionere gjithandej? Enveri kishte tre fëmijë dhe kishte 1 vilë. Shajeni sa të doni, po jo kur s’e meriton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›