E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrecë të fiksuar pas karriges, me interesa klanore të përkohshme

Droja ime është që Serbia do hyje në Europe e do t’i thote Kosovës: Nuk plotëson standardet… Shqipëria nuk është në Europe dhe gjasat vene deri në 2015 a më shumë para se të na e varin edhe neve.

Kurse Serbia ka aleatet e saj në Europë dhe di të bëjë politikë më të zgjuar se ne.

Ajo mund të bëhet anëtare përpara nesh dhe atëherë do na sjellë vërdallë, kur të bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë apo Kosovës. Ose do t’i thotë Shqipërisë: Hesht për Kosovën, se të pranoj vetëm ty. Ne do heqim e do vuajmë shumë akoma.

Janë kostot e mospasjes burra shteti, por vetëm burrecë me interesa klanore të përkohshme, për të cilët armiku më i madh është ai që do t’u marrë karrigen e pushtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›