"Ngjarje që nëse bota i harron, ne duhet të kujdesemi tua kujtojmë
Ore, po si ka mundësi që vetëm tre vende arabe e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës? Dje lexova një analist amerikan që thoshte se për lobimin në keto vende kanë faj vetë shqiptarët. Ne duhet të kemi të dokumentuara urrejtjen serbe karshi myslimanëve, krimet, gjenocidin. Argumentet tona duhet të jenë të gjithëditur dhe të saktë.
Deklarata që Milosheviçi i thoshte Hollbrook-ut: “Ma lini mua, se e zgjidh unë këtë punë”, apo thëniet e krerëve të larte serbë për Bosnjën, se “nuk do të lejojmë shtet mysliman”, janë ngjarje reale, që nëse bota i harron, ne duhet të kujdesemi t’ua kujtojmë.
Ne duhet ta shfrytëzojmë të qenit popullatë me përqindje myslimane, pse jo. Tek e fundit, për të tille na njohin dhe s’ka për turp kjo gjë. Ne e kemi në dore të jemi miq të sinqerte me amerikanët dhe arabët, me BE-në dhe Amerikën Latine.
Por duhet t’u KUJTOJME atyre çfarë kanë bere serbet në Kosove gjithmonë, ndryshe e humbëm davanë. Ti tregojmë që ne jemi përpjekur të jemi të sinqerte dhe me serbet por nuk ishte e mundur deri sa u përgjakëm.