Villa refuzon ofertën për Milnerin

Aston Villa ka refuzuar një ofertë nga Manchester City me vlerë prej 20 milionë funta për mesfushorin James Milner.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, ka veçuar Milnerin si njërin prej objektivave kryesore të ekipit për afatin kalimtar të verës. Mirëpo, oferta e klubit nga Eastlands është refuzuar nga Aston Villa.
“Kemi marrë një ofertë nga Manchester City për James Milnerin, por ajo është refuzuar. Ne planifikojmë të bisedojmë me futbollistin pas Kampionatit botëror dhe të arrijmë marrëveshje për kontratë të re afatgjate”, tha një zëdhënës i Aston Villas.