SHBA konsultohet me Korenë e Jugut pas sulmit të anijes
Sekretari i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Robert Gates, tha të enjten se SHBA-ja është konsultuar me Korenë e Jugut në lidhje me hapat e ardhshëm pas një hetimi që tregoi një silur i Koresë së Veriut fundosi një nga luftanijet e jugorëve.
"Ne sigurisht që mbështesin zbulimet e hetimit të Koresë së Jugut," tha Gejts për akuzat që ngrenë kundrejt Koresë së Veriut për fundosjen e anijes ku gjetën vdekjen 46 marinarë koreano-jugorë. Oficer i lartë ushtarak i SHBA-së tha se forcat amerikane në Korenë e Jugut nuk kishin vendosur të shtojnë gatishmërinë, pavarësisht nga tensionet e rritura midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, pas shpalljes së Seulit.
"Deri tani ne nuk kemi ndryshuar nivelet e gatishmërisë së forcave amerikane," tha për gazetarët admirali Mike Mullen, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-së.
"Ne kemi një numër të konsiderueshëm të forcave që janë të vendosura në tokë, në ajër dhe në det, të vetëdijshëm për atë që po ndodh", ka përfunduar Mullen. Të dyja Koretë, teknikisht ende në luftë, kanë më shumë se 1 milionë trupa pranë kufijve të tyre. Shtetet e Bashkuara kanë në jug rreth 28 mijë trupa në mbështetje të ushtrisë së saj.