Laporta: Mesi është gjeni
Sulmuesi argjentinas tregoi edhe një herë që është lojtari kyç i katalanasve në këtë sezon. 22-vjeçari realizoi të tre golat në fitoren 3-0 të Barçës në “Kamp Nou” ndaj Valencias, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Primera Divizionit.
Menjëherë pas këtij suksesi, numri një i klubit spanjoll, Laporta, u shpreh: “Ai është një gjeni. Ishte i mrekullueshëm, spektakolar. Sot i meriton të gjitha lavdërimet dhe do t’i marrë, pasi ishte një ndeshje e vështirë, të cilën ai e zgjidhi vetëm”.
Më tej presidenti blaugrana shtoi: “Valencia luajti shumë mirë në pjesën e parë dhe ne vuajtëm deri në momentin e zhbllokimin e rezultatit. Por ky është potenciali i një gjeniu dhe kjo meriton respekt. Një talent i tillë është shembull për të gjithë”.