Formula 1 Kanada, politika kontakton Ecclestone

Perplasje mes zyrtareve te pistes “Jacques Villeneuve” ne Montreal, politikes vandase dhe pronarit te Formula 1, Bernie Ecclestone.
Perjashtimi i pistes kanadeze nga kalendari i vitit 2009, aq me teper pa u lajmeruar per nje ndryshim te tille ka ngjallur reagimin e serave me te larta te politikes. Marreshja mes paleve u prish per shkak te disa mosmarreveshjeve komerciale me organizatoret private. Pas vendimit te Ecclestone, politikanet kanadeze kane nisur punen per te kontaktuar pronarin e Formula 1 dhe per ta bindur ate te riktheje garen ne Kanada.
Gara e Montrealit eshte zevendesuar nga pista e re ne Abu Dhabi. Formula 1 po e zgjeron tregun ne Azi dhe per kete arsye jane shtuar pistat ne kete kontinent. Probleme me Ecclestone kane edhe disa pista ne Europe, pasi nuk i pershtaten modelit te ideuar nga bosi per kete sport.