Ekspozitë në New York

Piktura dhe skica të realizuara nga ish pjestari i grupit legjendar “The beatles” John Lennon, shfaqen në një ekspozitë në Nju Jork.
Shtëpia e operas në “Mulberry Street” do të prezantojë përgjatë 4 ditëve skicimet e Lenon.
Në të shkuarën disa punime të tilla me karakter erotik dhe litografi, të realzuara në periudhën e muajit të mjaltit me Yoko Ono u pezulluan nga policia e Scotland Yard në Londër. Emri i ekspozites “Imagine Peace”, ka te bëjë me mesazhin për paqe të muzikantit.