Protestat, ligji i plehrave hyn sot në fuqi
Sot do të hyjë në fuqi ligji për importin e mbetjeve, ligj i cili ka shkaktuar mjaft reagime si në rangun e qeveritarëve ashtu dhe në opinionin publik. Kuvendi miratoi ligjin edhe pse më parë ishte rikthyer për shqyrtim nga ana e presidentit.
Opozita ka kundërshtuar draftin, gjithashtu dhe një pjesë e shoqërisë civile, e cila ka ngritur zërin veçanërisht kundër nenit 49 që parashikon importin e plehrave nga jashtë.
Sot kuvendi civil në vijim të qëndrimit të tij kundërshtues, ka paralajmëruar një proteste para Kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit, pasi ky i fundit ka refuzuar të marrë parasysh një peticion të iniciuar nga kjo organizatë dhe të firmosur nga mjaft qytetarë.