Çështja Tahiri, deputetët e PS- së kundër mbylljes së gjyqit
Tiranë- Vendimi i një seance më parë i Gjykatës së Tiranës për mbylljen e shqyrtimit gjyqësor në gjyqin mes deputetit socialist Tahiri dhe fëmijëve të kryeministrit Berisha, ka sjellë pakënaqësi në radhët e PS- së.
Në seancën e sotme gjyqësore kanë qenë të shumtë përfaqësuesit e Partisë Socialiste të cilët kanë protestuar para gykatës, kundër këtij vendimi duke kërkuar të pranohet kërkesa e Tahirit për shtyrjen e saj.
Vetë Tahiri në sallën e gjyqit ka kërkuar rinisje e procesit, duke thënsë se do t’i sillte ai provat që mbështesin akuzat që ka bërë ndaj Argita dhe Shkëlzen Berishës. Kërkesa e Tahirit është kundërshtuar nga mbrojtja e palës paditëse, me argumentin se gjykata e kishte dhënë vendimin për këtë çështje.
Trupi gjykues vendosi që në seancën e datës 11 qershor, do të japë vendimin nëse do të pranojë ose jo kërkesën e deputetit socialist.
Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës gjyqësore Tahiri u shpreh se do ti paraqisë të gjitha provat që tregojnë korrupsionin e fëmijëve të kryeministrin, edhe nëse gjykata nuk merr një venbim pro tij.
Këtu kam një shkresë të zotit Aldo Bumçi drejtuar zotit Fatmir Mediu, me mbishkrimin për zotin Shkëlzen Berisha. Kjo është provë dhe bëhet fjalë për kohën kur demontoheshin armët në Gërdec, dhe zoti Shkëlzen Berisha merrte fakse nga ministrat. Këtu kam tabulatet e telefonit të zotit Mihal Delijorgji, i cili vetëm 30 minuta pas tragjedisë i ka telefonuar për 50 sekonda zotit Shkëlzen Berisha- deklaroi Tahiri.
Shkëlzen dhe Argita Berisha paditën deputetin Tahiri për shpifje pas një deklarate të tij në media i cili i akuzonte ata për korrupsion. Ata kërkojnë tani nga socialisti nga 4 milionë lekë secili.