E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laprake, te legalizuarit qe duhet te kryejne pagesat

Denisa Xhoga

Agjencia e Legalizimeve ALUIZNI ka pershpejtuar ritmet e punes per zbatimin e procedurave per legalizimin e ndertimeve pa leje. Agjencia e Legalizimeve konfirmoi dje per "Koha Jone", se kane gati ne ZK 8310 Njesia Bashkiake Nr 11 pjese e zones se Laprakes, 500 dosje te perfunduara, ku qytetaret duhet te paraqiten per te kryer pagesat. Gazeta "Koha Jone" po boton sot, si dhe do te vazhdoj te botoje periodikisht listen emerore te qytetareve te Njesise Bashkiake Nr. 11 qe duhet te terheqin faturat e pagesave te dosjeve te perfunduar per legalizim.

Qytetaret duhet te terheqin faturat prane Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-it Tirane. Kryefamiljaret duhet te kene me vete dokument identifikimi. Cdo muaj sipas grafikut te Agjencise se Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale do te publikohen emrat e qytetareve per dosjet e perfunduara. Pasi merret leja e legalizimit me vendim te Keshillit te Ministrave dosja perpunohet nga ALUIZNI, me pas sipas listes se botuar do te kryhet pagesa e llogaritur nga ALUIZNI dhe pas kesaj nisin procedurat ne Hipoteke, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Nga momenti i dergimit te dosjes ne Hipoteke (ZRRPP), kryhen regjistrimin e prones brenda 15 diteve, Sa me shpejt qe te kryhet pagesa aq me shpejt kryhet dhe hipotekimi i prones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›