Mesazhet e Bajdenit
Nenpresidenti Xho Bajden u ka dhene nje mesazh te fuqishem ligjvenesve ne kryeqytetin e Bosnje e Hercegovines, per te luftuar kunder cdo shenje te riperteritjes se nacionalizmit dhe ndarjeve etnike qe nxiten luften civile gjate viteve te 90'ta, shkruan e perditshmja New York Times. Bajden terhoqi verejtjen kunder "rritjes se shpejte dhe te rrezikshme te retorikes nacionaliste" ne vitet e fundit, duke e quajtur "nxitje per t'u kthyer prapa ne ngjarjet e se kaluares dhe armiqesite antike". Si i tille, ky eshte fjalim i ashper qe vjen nga nje zyrtar i larte nderkombetar, shkruan gazeta. Bajden ka qene i angazhuar ne ceshtjet e Ballkanit qe prej viteve te hershme te 90-tave, kur edhe ka qene avokat i shquar i ceshtjes se Bosnjes. Gjate fjalimit te tij, Bajden rikujtoi udhetimin qe kishte bere ne kete vend me 1993 dhe faktin se gjate fluturimit, kishin shtene ne avionin e tij, nderkohe qe nga lart shiheshin snajperistet e vendosur ne shtepite e shkaterruara nga bombat, shkruan gazeta.
Duke e derguar nenpresidentin, presidenti amerikan, Obama, e ka derguar jo vetem njeriun e dyte te Shteteve te Bashkuara, por gjithashtu ekspertin kryesor te politikes se jashtme. Ne kohen kur administrata amerikane eshte duke bere perpjekje qe te fitoje zemrat e myslimaneve te huajesuar nga veprimet ushtarake ne Afganistan dhe Irak, ky udhetim i Bajden sherben si nje rikujtim per boten mbi konfliktet ne Bosnje dhe Kosove, aty ku NATO pati intervenuar ne emer te popullates myslimane, pa pasur nafte apo ndonje program te armatimit nuklear, shkruan NYT. Gazeta citon ekspertin mbi Ballkanin ne Keshillin per Marredhenie me Jashte, Cornelius Adebahr, te kete thene se "pas disa vitesh jo te braktisjes, por thjesht te shperqendrimit te vemendjes, duket si shenje e mire fakti i angazhimit te nje niveli kaq te larte", edhe pse ky fakt, sipas tij, "njekohesisht deshmon per dimensionin e problemeve, te cilat kerkojne zgjidhje". Instituti Heritage Foundation ka bere nje shkrim gjithashtu mbi viziten e nenpresidentit amerikan ne rajon, duke i kushtuar nje vemendje me te madhe qendrimit te tij ne Kosove. Ne kete shkrim thuhet se nenpresidenti Bajden tashme e ka te garantuar nje mikpritje madheshtore me arritjen ne Prishtine. "Si nje vend pro-perendimor, i banuar me shumice myslimane, ka pasur spekulime qe presidenti Obama te vizitoje Kosoven, ne kuader te prezantimit te tij perpara botes islamike, por ne vend te Kosoves, u zgjodh Egjipti, ku presidenti amerikan do te qendroje me 4 qershor", shkruan Heritage.
Megjithate, vizita e nenpresidentit amerikan Bajden duhet te shihet si nje deshmi thelbesore per mbeshtetjen qe administrata amerikane ka per Kosoven dhe Ballkanin ne pergjithesi. Dhe, nderkohe qe Bajden viziton edhe bazen ushtarake amerikane Bondsteel ne Ferizaj dhe zhvillon takime me zyrtare amerikane dhe te NATO-s atje, ai mbase do ta kete ne mendje edhe fuqine e jashtezakonshme qe aleanca ka, si institucioni i vetem nderkombetar - i gatshem t'i jepte fund spastrimit etnik ne Kosove me 1999, shkruan ne fund Heritage Foundation.
"Kosova, se fundi, e festoi njevjetorin e pavaresise dhe vazhdon te beje perparim si demokraci shumetnike. Pavaresia, edhe pse e re, eshte e pakthyeshme dhe ka rendesi kritike per stabilitetin dhe perparimin e rajonit. Shtetet e Bashkuara nuk presin qe Serbia te njohe pavaresine e Kosoves. Por presim qe Serbia te bashkepunoje me Bashkimin Evropian dhe faktoret tjere nderkombetare rreth Kosoves, ne kerkim te zgjidhjeve pragmatike qe do te avancojne jeten e te gjithe njerezve ne Kosove, te serbeve dhe shqiptareve, duke shmangur qe ata te behen viktima te mospajtimeve politike"