Vendimi i këshilltarëve të majtë, Basha: Strategjia e Ramës, konflikti politik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e cilësoi si politik vendimin e këshilltarëve të LSI-së për të bashkuar votat me ata të Partisë Socialiste.
Në një prononcim për mediat pas inspektimeve të punimeve të shkollës Ahmet Gashi në Laprakë, kryebashkiaku akuzoi ish-kreun e bashkisë Edi Rama se po përdor strategjinë e konfliktit politik
Qëndrimet e djeshme nuk kanë të bëjnë me Bashkinë e Tiranës, janë vendimi politike dhe nga kjo pikëpamje më vjen keq të konstatoj që e vetmja strategji e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës është e konflikti politik, dhe instrumentalizimi i bashkisë së Tiranës si pjesë e konfliktit politik. Tirana është shndërruar në një kantier ndërtimi dhe shumica e veprave janë në ndërtim. Strategjia e konfliktit politik e ish-kryetarit s`ka të bëjë me bashkinë e Tiranës por edhe me 23 qershorit dhe në 23 qershor qytetarët e Tiranës do të vendosin për rikthimin e konfliktit politik apo të ecin përpara tha Basha.
Por, kryebashkiaku Basha theksoi se pavarësisht vendimit të këshilltarëve të majtë për tu bashkuar, Bashkia e kryeqytetit do të vijojë me përkushtim punën për ndërtimin e Tiranës.