Largimi i Murinjos, gabimi i Celsit
Roman Abramovic po meson nje leksion te ri, se per te fituar nuk duhen vetem para. Hezo Mourinjo eshte nje kujtim i bukur per te dhe per gjithe, ne Londer. Skolari nuk ka bere nje pune te mire tek Celsi. Ekipi i tij ngadalesoi ritmin dhe metodat e trajnerit brazilian nuk sollen asgje te re, ne radhet e bluve te Londres. Rivalet e Celsit kane punuar me mire dhe kete e tregojne ndeshjet dhe rezultate e tyre. Keshtu, vendimi per te larguar trajnerin Skolari nga drejtimi i ekipit ishte i drejte, bazuar ne opinionet e pergjithshme qe qarkullojne ne Angli. Celsi nuk eshte duke konkurruar me te njejtin sukses, si pak vite me pare, dhe kjo per shkak te rolit te trajnerit. Nje sezon me pare, Grant u shkarkua nga drejtimi i Celsit te Londres, vetem pse ne fund te ndeshjes nuk arriti dot te siguronte titullin kampion. Ekipi i tij, i humbi betejat ne javen e fundit. Kete sezon, Roman Abramovic eshte teresisht i zhgenjyer nga paraqitjet e ekipit. Lojtaret e Celsit bejne dallimin mes viteve te shkuara dhe gjendjes aktuale te ekipit, qe vazhdon te perbehet nga yje te futbollit boteror. Nen epoken e Mourinjos, Celsi fitonte disa ndeshje me radhe. "Ne ato vite kur ne fituam Premier Ligen, i fitonin ndeshjet edhe me nje rezultat te ngushte 1-0, pavaresisht se nuk luanin shume mire. Rio Ferdinand me thoshte se lojtaret e Mancester Junajtid shohin cdo ndeshje te ekipit tone dhe kundershtari, perpiqej qe te mesonte nga te metat, por ne fund Celsi triumfoi, per shkak te rezultateve. Ekipit tone i mungojne shume nga cilesite e meparshme. Mancester Junajtid ka vepruar shume mire gjate ketij sezoni dhe jo me kot kundershtari yne eshte vene ne krye te kampionatit. Ekipi yne duhet te punoje ne nje menyre tjeter. Ne duhet te marrim pergjegjesite". - shprehet Lampard, nje prej lojtareve me te rendesishem te Celsit.
Premier Lige
Mancester Junajtid nuk peson gol, prej 1,212 minutave ne Premier Lige. Jane plot 13 ndeshje pozitive per djemte e Fergusonit. Ne Londer po ndihet edhe nostalgjia per ish-trajnerin e Celsit, Hoze Mourinjon.
Premier Lige
Mancester Junajtid nuk peson gol, prej 1,212 minutave ne Premier Lige. Jane plot 13 ndeshje pozitive per djemte e Fergusonit. Ne Londer po ndihet edhe nostalgjia per ish-trajnerin e Celsit, Hoze Mourinjon.