E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi, ne shenjester trajneri Gus Hidink

Gus Hidink, trajneri i Rusise eshte alternativa e pare per te marre drejtimin e Celsit. Drita jeshile per te sjelle Hidink ne Angli eshte ndezur nga te dy palet, qe kane shprehur se ekziston interesi. Para se te arrihet nje marreveshje, duhet qe Hidink te marre edhe leje nga Federata Ruse e Futbollit, me te cilen Hidink ka nje kontrate. Gjithsesi, bisedimet kane nisur dhe Gus Hidink mund te jete zevendesuesi i Filipe Skolarit, ne stolin e Celsit. Hidink pranon se marredheniet e tij me pronarin e Celsit, Roman Abramovic jane shume te mira. "Kjo eshte nje situate e pazakonshme. Nese do te kem nje oferte nga nje klub tjeter, do t'i them jo", - shprehet trajneri holandez. "Celsi eshte nje ceshtje tjeter, sepse kam marredhenie te mira me pronarin e klubit. Nese do te mundem, do te me pelqente qe ta ndihmoja."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›