E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano ishte ne planet e Celsit

Sulmuesi i Interit, Adriano ishte shume prane bluve te Londres, por me vone nderhyri Totenhemi, qe synonte kartonin e tij. Megjithate eshte konfirmuar se ka pasur tentativa per te blere sulmuesin brazilian te zikalterve, me qellim qe ai te luante ne "Stamford Bridge". Ish- trajneri i Celsit, Luiz Felipe Skolari, qe u shkarkua nga pergjegjesite te marten, beri te ditur se kishte si opsion per te sjelle Adrianon ne Angli. Ne vend te Adrianos, Celsi siguroi ne fund te merkatos portugezin, Kuarezma. "Skolari vertet e deshironte Adrianon dhe kemi folur disa here per te" - u shpreh Gilmar Rinaldi, menaxheri i Adrianos. Madje ai foli edhe me Marko Branken, drejtorin e Interit dhe ne minutat e fundit, marreveshja nuk eshte arritur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›