Lë Pen trondit Sarkozinë: Do të abstenoj!

Le Pen tha para një turme të madhe në Paris, e mbledhur në kuadër të marshimeve për 1 Majin, se ajo nuk mund të mbështeste as Presidentin aktual, Nikolas Sarkozi, dhe as kandidatin socialist Hollande, teksa u tha mbështetësve të saj që të ndjekin ndërgjegjen e tyre.
“Të dielën unë do ta hedh votën bosh”, tha Lë Pen duke shtuar se “unë e kam bërë zgjedhjen time. Secili prej jush të bëjë të vetën”. Lë Pen vazhdoi më tej duke thënë se “ne jemi bërë qendra e gravitetit në politikën franceze”.
Liderja e ekstremit të djathtë fitoi 6.5 milionë vota (17.9 %) në raundin e parë në zgjedhjeve presidenciale.
Deklaratat e Lë Penit kanë bërë që të tronditet rëndë Sarkozi, i cili shpreson shumë tek votat e mbështetësve të saj (duke qenë se të dy partitë janë të djathta). Presidenti aktual i Francës është përpjekur me të gjitha mënyrat e mundshme ta miklojë Lë Penin porse e ka shikuar të papërshtatshme të bëjë koalicion me të nga frika e humbjes së shumë votave të tjera . Lë Pen është për një politikë anti-emigracion, anti-Evropë dhe për rikthim tek franga.
Dy kandidatët që do të përballen në zgjedhjet e së dielës, Sarkozi dhe Hollande, do të zhvillojnë një debat televiziv të mërkurën në mbrëmje, por që analistët thonë se nuk do të ketë shumë ndikim në rezultatin përfundimtar të së dielës.
Sondazhet e fundit tregojnë se Hollande udhëheq me 6 deri në 10 pikë kundrejt Sarkozisë.
Ja dhe rezultatet e katër zondasheve të fundit të zhvilluara në Francë për zgjedhjet e së diel:
Ifop Ipsos LH2 Harris
30 Prill 28 Prill 28 Prill 26 Prill
Francois Hollande 54% 53% 54% 55%
Nicolas Sarkozi 46% 47% 46% 45%
/Start/Fatjon Prroni/
2012-05-01 14:56