1 Maji, protesta në mbarë globin

Franca, një nga shtetet më të forta të Eurozonës, dhe Greqia, ndër më të dobëtat, mbajnë zgjedhje vendimtare këtë fundjavë.
Marshime pritet në çdo cep të Spanjës së goditur rëndë nga kriza dhe në Portugali, teksa në Rusi liderët Putin dhe Medvedev iu bashkuan marshuesve në Moskë.
Në Azi u zhvilluan marshime për kushte më të mira pune teksa në Amerikën e Veriut lëvizja “Occupy” planifikon marshime më vonë gjatë ditës.
Në Hong Kong më shumë se 5000 punëtorë protestuan në kërkim të rritjes së pagës minimale. Në Xhakarta të Indonezisë 9000 punëtorë protestuan për paga më të mira dhe mbrojtje në punë, teksa në Manila të Filipineve rreth 8000 persona protestuan para pallatit Malacanang për të bërë thirrje për rritje pagash.
1 maji njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kjo ditë në shumë shtete festohet teksa në më shumë të tjera shihet si një ditë ku punëtorët kërkojnë më shumë të drejta. Dita e Majit (siç njihet ndryshe 1 Maji) është pushim zyrtar në më shumë se 80 shtete, teksa në shumë të tjerë festohet në mënyrë jo zyrtare.
/Start/F. Prroni/
2012-05-01 14:15