Plani urbanistik konsultohet me banore te Njesise Bashkiake nr. 7
Plani urbanistik është konsultuar sot me banorë të Njësisë Bashkiake nr. 7. Kjo zonë do të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket zhvillimeve të vrullshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka sqaruar se plani urbanistik parashikon ndërtimin e një sërë arteriesh të rëndësishme në këtë njësi bashkiake, siç është dhe ajo që do të lidhë rrugën e “Durrësit” me rrugën e “Kavajës”, sistemimi i plotë i shtratit të Lanës por dhe përfundimi i planit të lançuar nga z. Basha kur ishte ministër i Transporteve, për zonën e fushës së Aviacionit, plan i cili nuk parashikonte beton, siç është sot por hapësira të gjelbra. Po kështu, Kryetari i Bashkisë ka sqaruar se në këtë plan parashikohen edhe një sërë investimesh të mëdha private, siç është ndërtimi i një qendre të re tregtare.
“Bashkia është një njësi shërbimi dhe unë ju garantoj se do të jetë dhe do të mbetet një njësi e përkushtuar shërbimi. Ethet politike shkojnë e vijnë, qytetarët e Tiranës në veçanti por shqiptarët në përgjithësi tashmë e ndajnë shapin nga sheqeri dhe e dinë se çfarë është konsum dite por dinë po ashtu se çfarë është interesi i tyre primar, çfarë është interesi i qytetit. Të jeni të sigurtë, se sikundër ju kam premtuar, sikundër morëm vendimin për kazinotë, sikundër vepruam me listat e zeza ku kemi futur të gjithë ata që nuk i përgjigjen procesit të hipotekimit, Bashkia e Tiranës nuk do të impresionohet nga asnjë “zhurmnajë” politike, por do të vazhdojë t’i shërbejë interesit qytetar, pavarësisht bindjeve të qytetarëve të Tiranës, sepse bashkohemi tek një bindje dhe kjo është Tirana moderne evropiane, për të cilin ky plan jep garanci të plota” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.
Në këtë njësi bashkiake parashikohet ndërtimi i 8 çerdheve, 3 kopshteve, 3 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme, ndërkohë që intensiteti i ndërtimit varion midis 1.4 deri në 3.5.
Në njësinë bashkiake nr. 7 kalojnë tre nga unazat e qytetit, ku dy prej tyre, Unaza 3, që është ajo ekzistuese dhe Unaza 5 janë tashmë të ndërtuara dhe kanë marrë formën e tyre përfundimtare, ndërkohë që kemi unazën e katërt, e cila vijon nga rruga “Muhedin Llagani”, vazhdon me rrugën “Ndre Mjeda”, duke bërë lidhjen midis rrugës “Ana Komena”, për të vazhduar më pas me rrugën e “Durrësit”. Parashikohet trupi i rrugës për Unazën e katërt, me një gjerësi prej 27 metra. Aks shumë i rëndësishëm, jo vetëm për trafikun, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë zonë është zgjatimi i të dy anëve të Lanës, deri sa bashkohen me Unazën 5 të qytetit. Profili i propozuar është ai i Lanës ekzistuese, në të dyja anët e saj.
Gjithashtu, plani ka parashikuar lidhjen e rrugëve “Fehmi Agami” me rrugën “Todo Manco”. Plani parashikon njëkohësisht edhe komunikimin midis këtyre dy unazave, jo vetëm për të lehtësuar dhe rregulluar trafikun brenda zonës, por gjithashtu edhe për të gjithë Tiranën. Kështu kemi krijimin e aksit në veri të fushës së Aviacionit, i cili do të lidhet me rrugën radiale rruga e “Durrësit”, por gjithashtu edhe me zgjatimin e të dy krahëve të Lanës.
Përsa i përket transportit publik, përveç linjave që aktualisht e furnizojnë këtë njësi, kemi kalimin në rrugën e “Kavajës” të linjës lindje – perëndim, pra Kombinat – Kinostudio dhe linja unazore e tramit që do të kalojë përmes Unazës ekzistuese.