Largimi nga Iraku
Ditën e martë misioni amerikan në Irak do të përfundojë zyrtarisht. Presidenti Obama meriton nderime për premtimin që bëri lidhur me tërheqjen e trupave amerikane. Por, përgjegjësia amerikane në Irak nuk mbaron me kaq.
Me nisjen e forcave luftarake, 50.000 trupa do të mbeten aty si këshilltarë deri më 2011. Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë shumë për të bërë – duke i ndihmuar dhe duke nxitur politikanët në Irak të vazhdojnë procesin e ndërtimit të vendit në mënyrë demokratike dhe të qëndrueshme.
Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë u shpreh këtë javë se z. Obama do të mbajë një fjalim ditën e martë – e dyta gjatë presidencës së tij – për të folur për Irakun dhe “faktin që përqendrimi dhe përpjekjet” i takojnë Afganistanit. Amerikanët janë shumë dyshues, madje mjaft të dëshpëruar për luftën. Presidenti ka nevojë të bëjë shumë e më shumë për të shpjeguar piketat dhe strategjinë që do të futet në përdorim.
A ofron ende kundrazbulimi shansin më të mirë për t’i zmbrapsur talebanët? çfarë mendojnë amerikanët për sjelljet e pahijshme të presidentit Hamid Karzai? çfarë ka planifikuar presidenti Obama për ta ndaluar Pakistanin të luajë një lojë të dyfishtë dhe të pranojë ekstremistët?
Z. Obama gjithashtu ka nevojë të flasë për Irakin dhe t’i kujtojë amerikanëve se pas 7 vjetësh luftimesh, ky vend ende ka përgjegjësi dhe një interes strategjik për ta ndihmuar Irakun që t’ia dalë me sukses.
Burokracia e Uashingtonit ka nevojë ta dëgjojë këtë mesazh me zë të lartë dhe qartazi.
Kështu duhet të bëjnë edhe irakenët. Loja e Irakut është një lojë që mbaron me shifrën 0. 5 muaj pas zgjedhjeve kombëtare, liderët shiitë dhe sunitë ende nuk po bien dakord të krijojnë një qeveri. Edhe lista e bizneseve të papërfunduara akoma – një ligj për naftën, për të ardhmen e Kirkukut – është ende në proces.
Nëse ata mendojnë se Uashingtoni po çlirohet, gabohen, se ka për të ecur keq e mos më keq.
Kurdët kanë për ta dëgjuar nga afër; Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahja e tyre që nga lufta në gji. Nëse ata kanë frikë se po braktisen, mund të bëjnë ndonjë veprim pa mend, që i çon më pas në rreziqe pa krye – si p.sh. ndonjë rrëmbim për territorin për të cilën po debatohet, etj.
Z. Obama duhet të ripohojë angazhimin e sovranitetit të Irakut për ta shkurajuar Iranin dhe ngatërrestarët e tjerë.
Do të duhen dekada, para se të kemi ndonjë përllogaritje të plotë për këtë luftë katastrofike, por ky moment historik bën apel për një njehsim të përkohshëm.
Përmbysja e sundimit vrastar të Sadam Huseinit dhe trazimi i politikave demokratike janë të gjitha rezultate pozitive. Por, ata janë errësuar nga negativiteti dërrmues.
Presidenti George W. Bush pushtoi Irakun më 2003 në kërkim të armëve të shkatërrimit në masë. Vuri re që aty nuk kishte të tilla. Besueshmëria e Amerikës ende nuk e ka marrë veten. Lufta kushtoi më shumë se 4,400 jetë qytetarësh amerikanë, rreth 100,000 nëpunës civilë irakenë dhe qindra biliona dollarë.
Lufta në Irak gjithashtu, për fat të keq, tërhoqi vëmendjen më shumë se lufta në Afganistan. Talebanët – të caktuar nga forcat amerikane dhe afgane pas 11 shtatorit – fituan shumë shpejt në momentin e fushëbetejës, pasi Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë i humbi interesat.
2 luftërat i tatuan shumë rëndë forcat amerikane.
Edhe pse dhuna në Irak u zbeh, rebelët këta muajt e fundit kanë nisur sulemt, duke sfiduar ushtrinë irakene dhe policinë, duke pretenduar më shumë përgjegjshmëri për sigurinë në vend. (Amerikanët do të ndihmojnë, vetëm nëse do u kërkohet ndihma).
Rrugët qorre të politikës po qartësojnë, nëse për demokracinë ia vlen çmimi.
E ardhmja e Irakut tashmë është në duart e vetë Irakenëve, ashtu siç duhej të ishte prej kohësh. Ky vend nuk mund të jetë më një vendkalim.
Përgatiti: Rudina Dahri