Sulm leninist i Ramës ndaj biznesit

Edi Rama s’ka më shpresa për të konkurruar me alternativa dhe me elektorat, prandaj në betejën për të përhapur pesimizëm e destabilitet po angazhon gra e partnerë që të përdhosin biznesin, si arritjen kryesore të kapitalizmit të ri dhe të reformave në Shqipëri. Tezat e kooperativizmit, nën urdhrat e lepujve të bashkisë mbeten oferta e vetme e Edvinit, në prag të reformës për ndryshimin e Kodit dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore
Partia Socialiste po demonstron hapur prirjen e saj drejt tezave të marksit dhe ideatorëvë të tjerë të centralizimit shtetëror, për të luftuar me çdo mjet dhe kusht, ekonominë e tregut dhe kapitalizmin. Ditët e fundit është vënë re qartësisht lufta e paprecedentë që PS, me ndihmën e pinjollëve të klikës bllokmene, po inkuadron drejt zhvillimit të biznesit dhe kapitalit privat, për ta penguar atë me çdo kusht dhje afruar kolektivizimin barbar hoxhist. Duke lexuar çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje pikëpamjet ‘helmosëse’ të Enverit për kapitalizmin dhe ekonominë e tregut, Edi Rama ka një shtysë më tepër, për t’i kthyer reston atit të tij shpirtëror. Kryetari i socialistëve, ndonëse është i akuzuar për qindra afera antiligjore, për korrupsion pasiv, konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë (detyrim ligjor bërja publike e pasurisë), vazhdon të mos japë asnjë koment lidhur me akuzat në fjalë. Edi Rama është fshehur, s’dihet se ku, por s’i ka shkëputur për asnjë moment relatat me copat dhe felat e mishit me dy sy që dalin çdo ditë dhe përbaltin ekonominë e tregut, kapitalizmin dhe demokracinë në tërësi. Shoqëria ‘aktive’ e Edi Ramës dhe endja pas hedhurinave të Enverit, s’i sjell gjë tjetër kryebashkiakut të korruptuar, veç dëshirës së tij për të ndryshuar radikalisht realitetin. Ndjellja e tezave të aplikuara nga Enveri gjatë 50 viteve me radhë, tezat e kolektivizimit të pronave dhe shfrytëzimit të egër të qytetarëve për idealet e bashkëjetesës nën ombrellën e monizmit, përbën edhe një nga atributet totalitare të kësaj force politike dhe në veçanti kryetarit të saj, pavarësisht se ky fakt s’mund të konsiderohet surprizë, nëse marrim në shqyrtim rrënjët e Edi Ramës...
...